Rreth idesë sonë

Volkshilfe Community Work

Ne dëshirojmë të kontribojmë për një bashkëjetesë më të mirë në qytetin tonë të bukur.

A keni një ide për t’i dhënë një frymë të re ne lagjen tuaj? Keni një vizion që ju ka mbetur për një kohë të gjatë në mendje, por nuk keni pasur kurrë kohë dhe mundësi për ta realizuar?

Në të ndihmojmë!

Si lider i komunitetit, ju mund të keni mbështetje nga njohuritë e Volkshilfe Wien, gjithashtu do të merrni mbështetje materiale në zbatimin dhe realizimin e idesë tuaj.  Neve nuk na intereson se çfarë dhe ku besoni, çfarë ngjyre keni apo orientimin tuaj seksual – idetë tuaja për një bashkëjetesë solidare, paqësore dhe gjithëpërfshirëse është orientimi ynë!

Si ka lindur ideja

Puna jonë ka filluar në vitin 2022në Favoriten, një lagje që ka diversitet social të jashtëzakonshëm, etnik, ideologjik dhe kulturor. Për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së tij, lagjia e 10-të është gjithashtu një vend ku konfliktet sociale, bëhen të prekshme dhe arrijnë një audiencë të gjerë mediatike. Kjo ndonjëherë errëson cilësitë, çiltërsinë dhe përkushtimin e banorëve të saj. Favoriten është një vend ideal  pikënisjeje për një qasjeje të re zhvillimi, për punën e afërt dhe gjithëpërfshirëse në komunitet. Gjithashtu tani po kontribuojmë me ekspertizën tonë në axhendën lokale të Penzingùt dhe Neubau’s. Përveç kësaj ne bashkojmë me komunitetet Community Tandem, qytetaret e shteteve të vendeve të treta të sapoardhur në Vjenën, me njerëz që tashmë janë të vendosur në qytet.

Misioni

Sfidat e bashkëjetesës së suksesshme janë të ngjashme në të gjithë qytetin. Detyra jonë është ta promovojmë duke mbështetur angazhimin e njerëzve pavarësisht prejardhjes së tyre sociale, ekonomike apo gjuhësore. Iniciativat tona zhvillohen kryesisht në publik. Përveç rrugëve dhe shesheve të qytetit, këtu përfshihen edhe hapësirat dixhitale (rrjetet sociale) në të cilat gjithnjë e më shumë në lëvizim jetën e përditshme. Me formatet dhe aktivitetet tona, në mënyrë që diversiteti i qytetit dhe banorëve të tij të bëhet i shifet përtej kufijve të tij, ne krijojmë mundësi takimesh dhe shkëmbimesh.

Vizion

Me punën tonë gradualisht dëshirojmë të krijojmë një rrjet njerëzish të përkushtuar si në rrethe dhe lagje, ashtu në tërësi edhe në qytet. Nismat tona formojnë gjithashtu një bazë të vazhdueshme, që promovon krijimin e një identiteti urban, pozitiv dhe të larmishëm për popullsinë urbane në terma afatgjatë. Në këtë mënyrë krijojmë hapësira shkëmbimi midis grupeve të ndryshme të popullsisë, promovojmë bashkëpunimin e tyre dhe mbi të gjitha vendosim atë qfarë na lidh para asaj që na ndan.

Fakte

Ne mbështesim njerëzit vullnetarë që dalin për të promovuar bashkëjetesën paqësore, dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në solidaritet në Vjenë. Ne ju mbështesim si në organizim ashtu edhe financim për zbatimin e ideve tuaja.

Nëpërmjet mbështetjes të afërt dhe shumëgjuhësh në zhvillimin dhe zbatimin e nismave, ne sigurojmë që njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre sociale, gjuhësore ose ekonomike, të kenë mundësinë të përfshihen në Volkshilfe Community Work.

Ne mbështesim dhe ndihmojmë  Iniciativat në shumë fusha. Pavarësisht motivimit artistik, social, arsimor apo kulturor i përditshëm, ato së bashku kontribuojnë në promovimin e një identiteti urban modern dhe gjithëpërfshirës.

Iniciativat tona mundësisht të zhvillohen në hapësira publike. Si në rrugët dhe sheshet e qytetit ashtu edhe në hapësirat dixhitale në të cilat lëvizim në jetën e përditshme. Një gur themeli i punës sonë është të qenit i pranishëm aty ku njerëzit takohen.

Ekipi Volkshilfe Community Work

Amar Rajković

Miriam Mayrhofer

Ali Gedik

Thomas Reithmayer

Mari Steindl

Şenol Grasl-Akkılıç